NËN MASA TË RREPTA SIGURIE/ Mediat ruse: E dashura “sekrete” e Putin sjell në jetë binjakë në klinikën VIP – AlpeGossip
NËN MASA TË RREPTA SIGURIE/ Mediat ruse: E dashura “sekrete” e Putin sjell në jetë binjakë në klinikën VIP

NËN MASA TË RREPTA SIGURIE/ Mediat ruse: E dashura “sekrete” e Putin sjell në jetë binjakë në klinikën VIP

Mediat në Rusi po raportojnë se ish-atletja Alina Kabaeva, e cila thuhet të jetë partnerja e ‘fshehtë’ e liderit rus, Vladimir Putin, ka sjellë në jetë binjakë.

Raportohet se i gjithë kati i katërt i dedikuar për personalitetet e rëndësishme në Qendrën Hulumtuese për Obstetrikë, Gjinekologji dhe Perinatologji, “Kulakov”, është ‘pastruar’ në fillim të këtij muaji për të akomoduar Kabaeva-n, e cila i ka sjellë në jetë dy djem.

Ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga vetë atletja, por thuhet se fëmijët janë sjellë në jetë me anë të një ndërhyrjeje cezariane nën masa të rrepta sigurie.

Ndërkohë raportohet gjithashtu se një gazetë e njohur Moskovsky Komsomolets shkroi një artikull rreth këtij lajmi në ubesajtin e saj, por papritmas ky artikull u fshi.