“PO BËHEM GATI”/ Blero e ka gati kostumin për dasmën dhe lum Afrona që e ka – AlpeGossip
“PO BËHEM GATI”/ Blero e ka gati kostumin për dasmën dhe lum Afrona që e ka

“PO BËHEM GATI”/ Blero e ka gati kostumin për dasmën dhe lum Afrona që e ka

Blero Muharremi ka nisur përgatitjet për ditën e madhe, atë të kurorëzimit të dashurisë me partneren Afrona Dika.

Gjatë muajit shtator çifti do t’i japë fund beqarisë, dhe që tani këngëtari i njohur ka zgjedhur kostumin e dhëndrit.

Blero ka publikuar së fundi një fotografi, në të cilën shfaqet shumë elegant i veshur me një kostum të zi me vishnjë.

“Po bëhem gati, e dashur Afrona Dika”, ka shkruar ai, duke na bërë të gjithëve të mendojmë se ky do të jetë kostumi i dasmës.

Blero ia ka besuar veshjen stilistit të mirënjohur Valdrin Sahiti dhe jemi të sigurt që do të duket një dhëndër i bukur.Këngëtari Blero dhe e fejuara e tij, Afrona Dika kanë vendosur të kurorëzojnë në martesë dashurinë e tyre me 21 shtator të vitit 2019.

Çifti i showbiz-it shqiptar ka zgjedhur pikërisht bregdetin e Shqipërisë, për të zhvilluar dasmën.

Rreth 300 personat e ftuar, mes tyre miqtë dhe familjarët, do të festojnë për dashurinë e Bleros dhe Afronës, në një resort luksoz në Shëngjin, në plazhin e njohur si “Rana e Hedhun”.