Reagimi i moderatorit shqiptar gjatë tërmetit bëhet hit në mediat italiane (FOTO) – AlpeGossip
Reagimi i moderatorit shqiptar gjatë tërmetit bëhet hit në mediat italiane (FOTO)

Reagimi i moderatorit shqiptar gjatë tërmetit bëhet hit në mediat italiane (FOTO)

Mesditën e së mërkurës, një tërmet i fuqishëm me magniturë 5.2 ballë të shkallës Rihter tronditi kryeqytetin dhe zonat përreth, duke shkaktuar panik tek qytetarët.

Kishte nga ata, që tërmetin e përjetuan gjatë transmetimit LIVE. Bëhet fjalë për moderatorin Flor Agalliu, i cili pasi studio e emisionit “Në shtëpinë tonë” filloi të lëkundej dhe objektet po shembeshin në tokë, tërhoqi me vete zonjën që po gatuante dhe pa thënë asnjë fjalë braktisi transmetimin.

Video e Florit ka pushtuar jo vetëm mediat shqiptare, por edhe ato italiane.

Në profilin e tij në “Instagram”, Flori tregon se qytetarët italianë e kanë vlerësuar shumë gjestin e tij, duke ndihmuar edhe zonjën që ishte pranë.

“Pres nënshtetësinë italiane tani” – shkruan me humor moderatori,  duke iu referuar rastit të shqiptarit nga Berati në Livorno të Italisë, i cili shpëtoi nënë e bijë nga flakët e zjarrit dhe fitoi nënshtetësinë e shtetit fqinj.