“TA BËSH GËZUAR ME SHOKËT…”/ Babai i Donaldit surprizon banorët, ja çfarë u dërgoi në shtëpi (VIDEO) – AlpeGossip
“TA BËSH GËZUAR ME SHOKËT…”/ Babai i Donaldit surprizon banorët, ja çfarë u dërgoi në shtëpi (VIDEO)

“TA BËSH GËZUAR ME SHOKËT…”/ Babai i Donaldit surprizon banorët, ja çfarë u dërgoi në shtëpi (VIDEO)

Me rastin e Ditës së Pavarësisë, banorët e “Big Brother VIP” kanë festuar dhe kanë shijuar një darkë tradicionale.

Të veshur me veshje popullore, ata kanë kërcyer dhe kënduar këngë të ndryshme patriotike. E sigurisht nuk ka munguar as Himni i Flamurit.

Ata gjithashtu kanë kënduar këngën “Xhamadani Vija Vija” duke ndezur atmosferën në shtëpi.

Por teksa shijonin ushqimet tradicionale shqiptare në dhomën e surprizave, Donaldi dhe banorët kanë marrë një dhuratë nga babai i aktorit.

Zoti Kastrioti kishte dërguar raki nga shtëpia e tij, që yjet të bënin gëzuar me njëri-tjetrin me rastin e festës së Flamurit.

“Zemra e babit të kam dërguar pak nga rakia e shtëpisë që të bësh gëzuar me shokët për festën e Flamurit. Ju përqafoj të gjithëve. Gëzuar”, shkruante babai i Donaldit në kartolinën që i kishte dërguar të birit.

VIDEO