Anxhelina Hadërgjonaj sot feston ditëlindjen dhe urimin më të veçantë e ka marrë nga miku i saj më i ngushtë grimieri, Ariel. Anxhelina dhe Ariel prej vitesh jetojnë bashkë në Amerikë dhe sot ai ka kujtuar vështirësitë e fillimit të tyre.
“Gëzuar ditëlindjen ‘vëlla’. Kjo video është përshkrimi më i mirë i miqësisë sonë. Anxhelina nuk mendoj se ka pasur një herë të vetme që të jemi zënë dhe të mos jemi pajtuar pas 5 minutave ose që kemi qeshur për faktin se ngjajmë si një çift të moshuarish. Të betohem, Zoti e dinte çfarë po bënte kur na bashkoi, sepse ne jemi shumë të ngjashëm dhe nuk mund ta shoh jetën pa ty. Në disa vite të miqësisë sonë, kemi kaluar vështirësi bashkë. U zhvendosëm në Los Angeles me zero para në llogaritë tona, duke u munduar të kuptonim si do ia dilnim. Jetuam në një apartament të vogël dhe fjetëm në dyshek ajri që ç’fryheshin teksa flinim. Edhe atëherë ishim shumë të lumtur! Çdo sekond që kam kaluar me ty 6 vitet e fundit kanë qenë plot me ngjarje, me dashuri dhe lumturi, me kujtime që do i mbajmë mend përgjithmonë! Si të udhëtosh botën bashkë! Kemi vendosur alarme në dhomat e hotelit, për arsye që vetëm Zoti i di pse. Dua të them një gjë për ty që bota duhet ta dijë. Askush nuk e kupton sa zemër të madhe dhe sa shpirt të pastër ke. Ti je altruiste, gjithmonë mendon dhe bën për të tjerët para vetes. Ti mban një dritë me vete që ia ndriçon jetën të gjithë njerëzve përreth. Ti më ke bërë më të mirë, më të sjellshëm, më të dashur, më të dhembshur dhe më të kuptueshëm gjatë kohës që kemi kaluar bashkë. Anxhelina ky nuk është thjesht një postim ditëlindjeje për të thënë, është më shumë një postim mirënjohjeje për një shpirt të mrekullueshëm që meriton të nderohet dhe të shkëlqejë. Jam shumë i bekuar që kam shoqen dhe motrën më të mirë që ekziston në këtë planet. Urime për një vit tjetër të qenurit yll për mua, për njerëzit e tu të dashur dhe së shpejti yll i të gjithë botës. Jam fansi yt gjithmonë! Fansi yt numër një”, shkruan Arieli.