INCIDENT NË KONCERTIN E KIDËS/ Fansi ngjitet në skenë dhe… Ja si reagoi këngëtarja – AlpeGossip
INCIDENT NË KONCERTIN E KIDËS/ Fansi ngjitet në skenë dhe… Ja si reagoi këngëtarja

INCIDENT NË KONCERTIN E KIDËS/ Fansi ngjitet në skenë dhe… Ja si reagoi këngëtarja

Performancat live në skenë shoqërohen me të papritura dhe surpriza të ndryshme, por jo të gjitha janë të këndshme. Së fundmi, këngëtarja Orhidea Latifi, ose siç njihet si Kida, është përballur me një situatë aspak të këndshme në koncertin e saj të fundit.

Ajo ishte në skenë së bashku me këngëtarin Ledri Vula, ku teksa po fliste me fansat e pranishëm, një person ka shkuar pranë saj duke e kapur nga krahu për të bërë një foto.

Menjëherë ka ndërhyrë sigurimi për të larguar personin në fjalë, ndërsa Kida dhe Ledri Vula dukeshin të habitur nga ky incident.

Megjithatë, artistja arriti që ta kontrollonte situatën dhe të vazhdonte performancën në skenë, por videoja e filmuar nga të pranishmit tashmë është bërë virale në rrjet.

Artistja ka publikuar këngën e re me Ledrin dhe një nga detajet që ka marrë vëmendje ka qenë gjoksi i saj. Fansat kanë vënë re një ndryshim të madh të paraqitjes së Kidës në këtë videoklip nga videoklipet e tjera.

Ja një krahasim mes Kidës në “T’du”(2022) dhe Kidës në “Drunk” dhe “Dinero”(2020)

VIDEO