GJYQI MES JOHNNY DEPP DHE AMBER HEARD/ Ekspertja e gjuhës së trupit akuzon aktoren: Po përpiqet të “manipulojë” panelin e gjykatës – AlpeGossip
GJYQI MES JOHNNY DEPP DHE AMBER HEARD/ Ekspertja e gjuhës së trupit akuzon aktoren: Po përpiqet të “manipulojë” panelin e gjykatës

GJYQI MES JOHNNY DEPP DHE AMBER HEARD/ Ekspertja e gjuhës së trupit akuzon aktoren: Po përpiqet të “manipulojë” panelin e gjykatës

Judy James, specialiste e gjuhës së trupit, analizon lëvizjet e aktores Amber Heard gjatë gjyqit kundër aktorit Johnny Depp. Sipas specialistes, Amber edhe me modelin e flokëve, përpiqet të “kontrollojë” gjykimin e gjyqtarëve.

Aktorja që akuzon ish-bashkëshortin për dhunë në familje, duket se nuk ka bindur askënd deri tani me paraqitjen e versionit të saj para gjykatës. Gjykata e ka pëzulluar për momentin seancën gjyqsore për tu rikthyer me datë 16 Maj.

Sipas Proto Theme, specialistja e gjuheës së trupi ka thënë që Amber vetëm po merr rolin e të viktimës që publiku ta mbështesë.

“Drejtimi i shikimit dhe të folurit të saj është shumë i rëndësishëm. Fakti që ajo u buzëqeshi jurisë ishte për të ngjallur simpati. Është shumë e zakonshme të përpiqesh t’i drejtohesh komitetit drejtpërdrejt, në SHBA, por Amber duket se po përpiqet të krijojë lidhje personale me anëtarët e komitetit, duke filluar me buzëqeshjen. Fillimisht ajo buzëqesh në drejtim të gjyqtarit dhe menjëherë kthen kokën nga komisioni, duke treguar se është në dispozicion për t’iu përgjigjur çdo pyetjeje të tyre”, -tha James.

Sa i përket lotëve që aktorja derdhi kur përshkroi momentet “tragjike” që ka përjetuar nga dhuna e që Depp ka ushtruar mbi të, ekspertja e gjuhës së trupit tha se është dakord me ata që mendojnë se ishin falso.

“Më dukeshin lotët e një aktoreje. Ishte një interpretim i keq ose një përgjigje komplekse e dikujt që ka ndjenja të përziera. Zakonisht ka një ndryshim në tonin e zërit kur qan. Edhe një kërcitje në mjekër. Nuk e di nëse ishte e vërtetë”-shtoi ajo.