UPS! Jeta në karantinë… Bleona sapo i hodhi kunja Luanës – AlpeGossip
UPS! Jeta në karantinë… Bleona sapo i hodhi kunja Luanës

UPS! Jeta në karantinë… Bleona sapo i hodhi kunja Luanës

Nuk kemi informacion sa ditë ka Bleona e izoluar në shtëpi, por postimi i fundit në Instagram lë të kuptohet se ka ca. Së pari, këngëtarja postoi “Hallall e ke” nga vitit 2006. Nostalgjia është shenjë e pamohueshme që dikush është mërzitur në shtëpi. Dhe së dyti, sfidoi koleget të postojnë video para operacioneve plastike dhe filler-ave. Sfidat janë gjithashtu shenjë e një njeriu të mërzitur në shtëpi. Karantina s’po shkon mirë për askënd.

Por, më e rëndësishmja është #papanik. Ju tingëllon e dëgjuar? Është titulli i këngës së re të Luana Vjollcës, që çuditërisht i duhet të përballet përditë me komente që përmbajnë një ose disa nga fjalët në vijim: silikon, botoks, operacion, filler, e bërë.

Po të klikoni në hashtag, do të shihni rreth 500 postime vetëm për këngën e Luanës. A është kjo një kunjë? Dhe nëse është, a është momenti? Po vdesin njerëz Bleona, ndoshta duhet të merremi një ditë tjetër me operacionet.