Erjona Sulejmani zbulon sekretin: Ja si mund të njihesh me një futbollist të famshëm – AlpeGossip
Erjona Sulejmani zbulon sekretin: Ja si mund të njihesh me një futbollist të famshëm

Erjona Sulejmani zbulon sekretin: Ja si mund të njihesh me një futbollist të famshëm

Disa muaj më parë, futbollisti i njohur shqiptar Blerim Xhemaili publikoi lajmin e prishjes së martesës së tij me modelen shqiptare Erjona Sulejmani.

Ai bëri me dije se ishte lodhur nga fakti që Erjona kishte përdorur me qëllime përfitimi mbiemrin e tij në media e biznes .

Prindër të një djaloshi, dy të rinjtë duket se nuk janë ndarë mirë nga njëri tjetri, pasi modelja para pak kohësh bëri me dije se do të botonte një libër me të gjitha sekretet e dhomave të zhveshjes së Serisë A, ku nuk dihet në do të jetë i përmendur dhe ish-bashkëshorti i saj.

E ftuar mbrëmjen e kaluar në “Top Show Magazine”, modelja ka folur për futbollistët dhe përjetimet e saj në ish-marrëdhënien me një futbollist.

Pyetjes së gazetarit Ervin Kurti, se ku njihen futbollistët, dhe si mund të biesh në kontakt me ta, Eriona iu përgjigj se ata mund të gjehen fare lehtë në Instagram :

“Futbollistët rrinë tërë ditën në Instagram duke kërkuar gra.” –tha ajo.