TAVOLINA E MËRZISË/ Për Flori apo Ervinin? 6 pjesët tekstit ku Elvana na flet plot dhimbje – AlpeGossip
TAVOLINA  E MËRZISË/ Për Flori apo Ervinin? 6 pjesët tekstit ku Elvana na flet plot dhimbje

TAVOLINA E MËRZISË/ Për Flori apo Ervinin? 6 pjesët tekstit ku Elvana na flet plot dhimbje

Pas vrasjes në bllok Elvana Gjata u zhduk duke i lënë te gjithë fansat e saj në ankth për karrierën e saj. E megjithatë nuk do te vononte shumë kur pas 3 muajsh ajo do të kthehej për të prezantuar projektin e  ri muzikor.

“Tavolina e mërzisë” është kënga më e re që e vendosi sërrish Elvanën në qendër të vëmendjes. Fjalët e teksit duken sikur flsnin për vetë jetën e  Elvanës.

Fansat të gjithë ka vërshuar me komentetet se Elvana ia ka dedikuar vetes këngën, ndërkohë qe nga këngëtarja nuk ka ende një deklaratë.

Si fillim le të shohim 5 pikat më kulminate të tekstit që na “trullosën mendimet”.

“Ku rashë përtokë, ku më ke godit, mas ulti nbotë”

Le ta filllojmë nga fjalët ku Elvana tregon rrëzimin e saj nga ngjarja e bujshme. Dhe pse këngëtarja nuk pati lidhje me pazaret e të fejuarit duket se ngjarja e tij ishte një goditje tepër e madhe pë karrierën e  saj.

“Sa shumë të paskam dash”

Kjo është fjalia që  bëri të gjithë të mendojne se këto rreshta janë shkruar për Flor Mumajesin por nëse ktheheni pas në kohë ky detaj na bënë të mendojmë ndryshe. Pas ngjarjes Elvana u largua bashkë me të fejuarin dhe pse u përfolë për ndarje, të afërmit e Elvanës tregojn se janë akoma bashkë.

“Jam atje, u theva keq”

“U theva keq” këngëtarja tregon hapur  se si e përjetoj gjithë këtë dramë pasi emri i saj po përflitej në çdo media ku edhe fansat e saj ju kthyen kundra.

“Kjo jeta njerkë, më largoj prej shoqnisë”

Elvana  qëndroi larg rrjeteve duke mos u shfaqur për rreth tre muaj. Madje dhe filmi “dy gishtë mjaltë” nuk u shfaq për  arsyet e largimit të Elvanës. Në rrjetet sociale miqtë e ngushtë e kanë suportuar por mos vallë disa të tjerë i kanë kthyer kurrizin?

Epo nëse po, Elvana ja ka dalë tu hedhi goxha kunjë!

“Merre emrin tim njëllose lirisht”

Pikërisht kjo ësht fjalia që na bënë lëmsh dhe nuk e dim nëse ja thotë  Ervinit apo Florit. Gjatë këtyre muajve jo vetëm që u përfol për punët e  drogës të të fejuarit por nga ana tjetër ishte në shenjestër të këngëve të Florit. Dhe pse vet kantautori  e mohoi tekstete tij tregonin të kundërt.

Fundja fare nuk do ishte çudi që Elvana t’ja u përcillte të dyve meszhin. Për mos të harruar që Elvana mund ta ketë dhe me median duke qenë se emri i saj qëndroi në  çdo artikull.

“Kthehem aty ku kam nisë”

Me një fjalë të vetme Elvana i vendos pikë të gjithë ngjarjes dhe këto fjalë e vërtetojnë. Ndoshta jo në mënyre të drejtëpërdrejtë ajo po na tregon se tashmë ja ka filluar nga fillimi në karrierrën e saj.

Ne i themi  me plotë bindje  Elvanës se ia ka dalë ta përmbledh gjithë historinë në  “tavolinën e mërzisë”.

Përgatiti: AlpeNews.al