Aktorja e “Friends”, Jennifer Aniston është ndër femrat më të suksesshme në botë, megjithatë kur vjen puna tek jeta e saj private 49-vjeçarja ka pasur shumë kritika për shkak se ajo nuk ka bërë një fëmijë. Aktorja këtë vit u nda nga bashkëshorti Justin Theroux pas dy viteve martesë e lidhur mbi ndarjen, Jennifer ka kaluar nëpër një analizë intensive të mediave.
Në një intervistë të fundit për “Instyle” Jennifer është shprehur se ajo nuk është “zemërthyer” prej ndarjes dhe është koha që njerëzit të mos thonë më të njëjtat fjalë si: “Jen nuk di të mbajë një mashkull” ose ajo është “egoiste” dhe nuk dëshiron të ketë një fëmijë.
“Së pari, me gjithë respektin e duhur, unë nuk jam zemërthyer pas ndarjes dhe së dyti, ato janë supozime të pakujdesshme, askush nuk e di se çfarë po ndodh prapa dyerve të mbyllura, askush nuk mendon se sa e ndjeshme mund të jetë për partnerin dhe mua. Ata nuk e dinë atë që kam përjetuar nga ana mjekësore apo emocionale. Ky është presion që gratë të jenë nëna dhe nëse nuk janë, atëherë ato konsiderohen si të dëmtuara, ndoshta qëllimi im në këtë planet nuk është të riprodhoj”, është shprehur Jennifer.