PAS LUFTËS ME TUMORIN/ Estela Ujka publikon fotot ku shfaqet super në formë – AlpeGossip
PAS LUFTËS ME TUMORIN/ Estela Ujka publikon fotot ku shfaqet super në formë

PAS LUFTËS ME TUMORIN/ Estela Ujka publikon fotot ku shfaqet super në formë

Blogerja e njohur shqiptare Estela Ujka në daljet e saj televizive ka treguar publikisht kalvarin e vuajtjeve pasi u diagnostikua me tumor në njërin nga gishtat e dorës.

Ajo ka rrëfyer se ka shkuar në Amerikë për të kryer amputimin (heqjen) e gishtit në mënyrë që të mos rrezikonte shëndetin e saj.

Fatmirësisht gjithçka shkoi mirë dhe Estela, e cila është nënë e 3 vajzave, aktualisht gëzon shëndet të plotë.

Ditën e djeshme ajo ka publikuar disa foto në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqet super në formë dhe e veshur mjaft “cool”!

Po ashtu vlen të theksohet se këto janë fotot e para që Estela ka postuar pas amputimit të gishtit, duke treguar kësisoj shenjën e shkaktuar nga ndërhyrja.