Zhaklin Lekatari deklaroi në studion e “Pasdite në Top Channel” se mungesa e figurës së babait në fëmijëri ka ndikuar në marrëdhëniet e saj me meshkujt.
“Nuk kam pasur figurën e babait dhe kjo ka ndikuar në marrëdhëniet e mia me meshkujt. Nuk raportohem mirë me meshkujt”, deklaroi Zhaklina, e cila bëri bujë disa muaj më parë me deklaratën se meshkujt shqiptarë nuk dinë të bëjnë seks.
Gazetarja shton se ajo i ka treguar historitë e saj në mënyrë që të fuqizohej.
“E vërteta ndoshta të trondit në fillim, por më pas të çliron. Duke ndarë me të tjerët eksperiencat, dua që edhe femrat e tjera të fuqizohen si unë”, tha Zhaklin Lekatari.