TRAJTOHET PËR ANEMI/ Pitoni gjendet me 500 rriqër në trup - AlpeGossip
TRAJTOHET PËR ANEMI/ Pitoni gjendet me 500 rriqër në trup

TRAJTOHET PËR ANEMI/ Pitoni gjendet me 500 rriqër në trup

Një gjarpër i gjetur me 500 rriqër në trup është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe vuan nga anemia.

Pitoni u gjet në një pishinë në oborrin e një shtëpie në the Gold Coast, Queensland, javën e kaluar.

Zvarraniku, i quajtur Nike, u trajtua nga veterinerët për infeksion të rrezikshëm.

“Infeksioni mund t’i ketë shkaktuar paaftësinë për të lëvizur, duke lejuar rriqrat të përfitonin nga gjendja e tij,”-thanë veterinerët në Wildlife Currumbin.

Ata u shprehën se 511 rriqër u hoqën nga trupi i gjarprit.

Ndërsa shpresojnë ta lëshojnë pitonin përsëri në natyrë në muajt e ardhshëm pasi të shërohet.

“Nike nuk është ende gati për tu lëshuar në pyll. Por shpresojmë të rikuperohet shumë shpejt,”-shkruajti spitali në një postim në Facebook.

Rriqrat mund të shkaktojnë anemi, mangësi të qelizave të kuqe të gjakut, duke u ushqyer me gjakun e një kafshe pritëse.