"THE WEEKND"/ MBUSH 29 VJEÇ/ Bella Hadid sapo e surprizoi me këtë dhuratë - AlpeGossip
“THE WEEKND”/ MBUSH 29 VJEÇ/ Bella Hadid sapo e surprizoi me këtë dhuratë

“THE WEEKND”/ MBUSH 29 VJEÇ/ Bella Hadid sapo e surprizoi me këtë dhuratë

Dita më e preferuar e vitit për supermodelen Bella Hadid është dita e sotme.

E dini pse?

Sepse sot ka ditëlindjen ylli i muzikës botërore The Weeknd dhe mbush plot 29 vjeç.

Në mesnatë, Bella ka postuar një foto ku shfaqet në krah të të dashurit të saj, të dy të veshur me të njëjtat ngjyra ushtarake dhe surprizues është përshkrimi i fotos: “Edhe një minutë na ndan nga dita ime më e preferuar e vitit!”, duke iu referuar përvjetorit të lindjes së The Weeknd.

Sikur të mos mjaftonte një foto e vetme, Bella ka vijuar të postojë disa foto në Instastory, duke u shfaqur gjithmonë e më sexy pranë këngëtarit, teksa nuk i ka lënë shumë vend imagjinatës me fundin dhe bluzën super të shkurtër.

Bukuroshja e ka surprizuar atë me një pikturë të faqes së parë të “Mad Magazine” ku shihet qartazi emri i Alfred E. Neuman dhe fotoja e të madhit Michael Jackson.

“Është ditëlindja e dikujt”, mbishkruan Bella.