“PO RIKTHEHEN BASHKË”/ Dafina Zeqiri nuk i ndahet Ledrit, ja çfarë bën për t’i rënë në sy (FOTO) – AlpeGossip
“PO RIKTHEHEN BASHKË”/ Dafina Zeqiri nuk i ndahet Ledrit, ja çfarë bën për t’i rënë në sy (FOTO)

“PO RIKTHEHEN BASHKË”/ Dafina Zeqiri nuk i ndahet Ledrit, ja çfarë bën për t’i rënë në sy (FOTO)

Megjithëse prej 6 vitesh të ndarë, dy këngëtarët e njohur të showbizit, Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri, u rikthyen sërish në qendër të vëmendjes së mediave për marrëdhënien mes tyre.

Pak ditë më parë Dafina publikoi në Instastoryn e saj një foto të vjetër me Ledrin gjatë xhirimeve të videoklipit të tyre ‘Got your back’. Ajo shkroi në përshkrimin e fotos se i mungonin flokët e saj, por në fakt të gjithë dyshuan se Dafinës i mungonte Ledri.

Duket se këngëtarja ka vendosur të mos e lërë Ledrin rehat. Ditën e djeshme, në një postim të reperit Buta, i cili kishte shpërndarë këngën e fundit që ka lançuar me Ledrin, Dafina ka komentuar menjëherë pas Ledrit.

Ajo ka vënë disa emoji me flakë, duke u munduar ti bjerë në sy ish-të dashurit të saj, mirëpo nuk ka marrë asnjë reagim prej tij.