LUM VJEHRRA QË DO E FUSË BRENDA/ Kjo është shenja më pastërtore e horoskopit – AlpeGossip
LUM VJEHRRA QË DO E FUSË BRENDA/ Kjo është shenja më pastërtore e horoskopit

LUM VJEHRRA QË DO E FUSË BRENDA/ Kjo është shenja më pastërtore e horoskopit

Të kujdesesh për shtëpinë nuk është aq e thjeshtë sa mendoni. Në fillim mund të duket sikur mjafton të vësh pak rregull, por në të vërtetë, zonjat e shtëpisë e dinë mjaft mirë sa e vështirë është të lash, marrësh pluhurat, të hekurosësh çentrot e mamasë (MOS HARRONI T’I NGRINI ME NISESHTE), të pastrosh ciflat e ushqimit në mikrovalë apo të gjesh se ku dreqin kanë përfundua çorapet. T’i gllabërojë lavatriçja vallë? Por shenja e mëposhtme jo vetëm që i bën të gjitha tak-fak si flutur, ashtu siç duan vjehrrat nikoqire, por është maniake e pastërtisë.

Me të 1 dhe 1 bëjnë 2, nuk ka çorape poshtë krevatit e as pluhur mbi dollap, merimangat as nuk i njohin skutat e shtëpisë, pale ballkoni si duket, si Kopshti Botanik i kryeqyteit (fatkeqësisht i lënë në harresë). Nuk po vazhdojmë më tej, kjo është shenja më pastërtore e horoskopit.

Duke qenë se rrëmuja është ajo çka urrejnë më shumë, nuk është çudi që Virgjëresha të renditet e para. Në shtëpitë e personave te kësaj shenjeje çdo gjë është e mirëorganizuar dhe çdo centimetër katror i shfrytëzuar si duhet, prandaj janë edhe më maniaket për pastërti e rregull. Ato sistemojnë bibliotekën sipas rendit alfabetik, i seleksionojnë veshjet sipas ngjyrave, nuk lënë asnjëherë papastërti ne shtëpi dhe duan që gjithçka të shkëlqejë.