“BËMË NJË MARRËVESHJE”/ Shpat Kasapi tregon njohjen me prindërit e bashkëshortes së tij: Goca jote është… – AlpeGossip
“BËMË NJË MARRËVESHJE”/ Shpat Kasapi tregon njohjen me prindërit e bashkëshortes së tij: Goca jote është…

“BËMË NJË MARRËVESHJE”/ Shpat Kasapi tregon njohjen me prindërit e bashkëshortes së tij: Goca jote është…

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi është bërë për herë të parë baba prej disa javësh tashmë. Ai dhe bashkëshortja e tij Selvije Jaho kanë mirëpritur në jetë djalin e tyre Roelin. Çifti janë së bashku prej vitesh dhe së fundmi në një intervistë këngëtari nga Shkupi ka treguar disa detaje rreth njohjes dhe fillimeve të tyre.

Teksa ishte i ftuar në ‘Glamour Zone’, këngëtari foli për mendimin e parë që ka pasur kur ka njohur bashkëshorten e tij madje ka përmendur një “marrëveshje” që ka bërë me të atin e saj.

“Mendimi ka qenë pozitiv, shumë i pranueshëm si karakter femre. Duke parë duke parë duke analizuar familjen e saj, serioze, familje e mirë me karakter dhe pastaj duke u njohur më shumë më ka pëlqyer më shume. Kemi folur gati 6 muaj-1 vit si miq. Të dy bashkë morëm hapin për të qenë më shumë se miq. Kur e zyrtarizova lidhjen kemi takuar babin e saj që kemi një traditë ne dhe bëmë një marrëveshje. “Goca jote është e zënë”, tha ai.

Duke folur për marrëdhënien e tij me vjehrrin ai theksoi se ruan një raport shumë të mirë, që në momentin që janë prezantuar me njëri-tjetrin.

“Më ka pritur shumë mirë, ka qenë shumë i drejpërdrejt me mua. Unë e kam edhe si shok, si mik, kam shumë respekt.”, u shpreh këngëtari.

Për sa i përket njohjes me bashkëshorten e tij Selvije Jaho, këngëtari tregoi se në fillimet e tyre ata kanë folur pothuajse një vit si miq të mirë. Pas një viti tjetër shkëputje, të cilën ai e quan “shkëputje miqësore”, ai tregoi se janë rikthyer përsëri, kësaj here jo si miq por si të dashuruar. Ai shtoi faktin se e ka pasur të vështirë të njohë vajza të tjera nga Shqiperia ose Kosova për shkak të distancës së largët.

“Nuk kam menduar për lidhje në atë kohë por ishte një rast kur Selva më shkruajti mua dhe unë aty sikur u ringjalla ato ndienjat… Dhe thashë më mirë ta marr me seriozitet atë vajzën që e kam afër sesa të rri të shof Kosovë e Shqipëri. Largësia më ka penguar të njoh një vajzë në një vend më larg seç jetoj.”, rrëfeu Shpat Kasapi.

Ndërsa për marrëdhënien e tyre sot ai tregoi se kanë shumë besim tek njëri-tjetri.