ZBULOHET SURPRIZA/ Marina dhe Eraldo do të nisin një projekt bashkë në Tv Klan – AlpeGossip
ZBULOHET SURPRIZA/ Marina dhe Eraldo do të nisin një projekt bashkë në Tv Klan

ZBULOHET SURPRIZA/ Marina dhe Eraldo do të nisin një projekt bashkë në Tv Klan

Që prej përfundimit të “C’est la vie” gati një vit më parë, Marina Vjollca nuk është shfaqur me një emision të ri. Mediat kanë aluduar për një rikthim të mundshëm të saj në shtator në ekranin e Tv Klan, por deri tani asgjë nuk dihet me siguri.

Eraldo Rexho, kryeredaktor i Revistës “Who” ka qenë i ftuar sot në “Klubi i Mëngjesit” dhe ka hapur dyshime se mes tij dhe Marinës mund të ketë një bashkëpunim për një projekt televiziv lidhur me këngëtarët shqiptarë.

Ka qenë Suada Daci ajo që e ka pyetur Eraldon nëse do të punojë në Tv Klan ndonjëherë meqë asnjëherë nuk e kemi parë aty dhe përgjigja e gazetarit ishte pozitive.

Po, do të jem në Klan në shtator, për diçka që ka lidhje me këngëtarët shqiptarë” – është përgjigjur ai çka e bëri Florin të “hedhë” pyetjen nëse ai do të punojë në projektin e përfolur të Marinës meqë i ka parë shpesh bashkë në Instagram. “Me Marinën jam takuar se kemi shkuar në Kishën e Laçit për të ndezur një qiri“ – ka thënë duke qeshur Eraldo duke mos dashur të zbulojë më shumë.

Tani nuk ka mbetet gjë tjetër veçse të presim shtatorin për të parë nëse do të kemi një bashkëpunim të vërtetë mes Marina Vjollcës dhe Eraldo Rexhës, një dyshe që premton spektakël të vërtetë duhet thënë.