DUKESHA E CAMBRIGE SHPËRTHEN NË LOT/ Zbulohet arsyeja e sherrit mes Meghan dhe Kate – AlpeGossip
DUKESHA E CAMBRIGE SHPËRTHEN NË LOT/ Zbulohet arsyeja e sherrit mes Meghan dhe Kate

DUKESHA E CAMBRIGE SHPËRTHEN NË LOT/ Zbulohet arsyeja e sherrit mes Meghan dhe Kate

Prej disa kohësh, po qarkullon më media lajmi se Meghan Markle dhe Kate Middleton nuk i kanë aspak mirë marrëdhëniet mes tyre, për këtë arsye të sapomartuarit kanë vendosur të mos jetojnë më në Londër.

Duket se fjalët nuk janë aspak të kota, sepse “”Dailymail” ka mësuar se mes Kate dhe Meghan është zhvilluar një bisedë shumë e nxehtë. Dukesha e Cambridge ka qënë tejet e mërzitur për faktin se Meghan ofendoi një pjesëtar të stafit të saj, disa ditë përpara dasmës mbretërore në Windsor. Mësohet se ajo e ka cilësuar sjelljen e Dukeshës së Sussex si të papranueshme dhe se nuk mund t’i flasë në atë mënyrë askujt.

“Ai është stafi im dhe unë komunikoj me ta” – i ka thënë Kate, Meghan.

Siç duket, Kate është lënduar shumë nga kjo situatë dhe ka shpërthyer në lot gjatë provës së fustanit të saj, përpara dasmës në maj.

“Dailymail” raporton se i gjithë pallati mbretëror duket se kundështojnë personalitetin autoritar dhe të vrazhdë të Dukeshës së Sussex, Meghan Markle.