ARMALDO E KUNDËRSHTOI FUTJEN E BANORËVE TË RINJ NË “BURG”/ Valbona: Po i iku Luizi nga krahët mori fund – AlpeGossip
ARMALDO E KUNDËRSHTOI FUTJEN E BANORËVE TË RINJ NË “BURG”/ Valbona: Po i iku Luizi nga krahët mori fund

ARMALDO E KUNDËRSHTOI FUTJEN E BANORËVE TË RINJ NË “BURG”/ Valbona: Po i iku Luizi nga krahët mori fund

Në monitorin e shtëpisë u shfaqën banorët e burgosur teksa diskutonin se me kë mund të zëvendësoheshin.

Përveç Kiara Titos, Luiz Ejlli propozoi të futej dhe Valbona Mema. Por Armaldo Kllogjeri e kundërshtoi këtë mendim.

Në një bisedë mes banorëve, Valbona është shprehur e zhgënjyer nga Maestro. Këngëtarja e dashur për publikun u shpreh se Armaldo ka qenë ai që e ka bërë për të qarë që në ditën e parë të saj në shtëpi.

Ajo tha se nëse Armaldos i ikën Luizi nga krahët, ai merr fund.

“Ai donte Bledin brenda sepse do kaos, do diskutime, përballje mes tij dhe Luizit. Me mua ai nuk bën dot debat sepse ja kam prerë rrugën”, tha Mema.

Ndërkohë Diola tha se Valbona nuk pajtohet me strategjitë që Armaldo ndjek.