NUK U PËRDOR FURÇË/ Ja “fije për pe” truku i makijazhit dhe i flokëve në “Victoria’s Secret” – AlpeGossip
NUK U PËRDOR FURÇË/ Ja “fije për pe” truku i makijazhit dhe i flokëve në “Victoria’s Secret”

NUK U PËRDOR FURÇË/ Ja “fije për pe” truku i makijazhit dhe i flokëve në “Victoria’s Secret”

Veç veshjeve dhe fizikut tërheqës ajo që tërheq gjithmonë vëmendjen nga sfilata e “Victoria’s Secret” është edhe pamja e modeleve.

Cili është truku i makijazhit apo i flokëve që përdorin profesionistët?

Makijazhi

Nuk është e lehtë të bësh të shkëlqejnë 60 modele. Dhe këtë vit qëllimi ishte një bukuri e shëndetshme, e lumtur, natyrale dhe e përsosur.

“‘Victoria’s Secret’ përcjell argëtimin e pastër dhe lumturinë. Kjo është një botë besimi, magjepsje, ndjeshmërie, fuqie dhe magjie, në të cilën lundrojmë të gjithë! Pavarësisht se e shikoni në shtëpi apo live, të gjithë hipnotizoheni nga aureola e engjëjve”, tha artistja e makijazhit, Charlotte Tilbury.

Për t’i dhënë një pamje shkëlqyese, fillimisht modeleve iu vendos një maskë, më pas kremi për fytyrën dhe sytë për një lëkurë të lëmuar. Më pas u zgjodh kremi pudër me një nuancë paksa të ngrohtë, që t’i shtohej shkëlqim fytyrës së modeles.

Pas konturimit të bronztë, u zgjodh roza metalizato për sytë, peneli ngjyrë kafe dhe një rozë e lehtë si buzëkuq.

Flokët

Parukieri i të famshmeve, Anthony Turner, donte që flokët të dukeshin sa më natyral.

 

“Ne po festojmë individualitetin, nuk duam që vajzat të duken si një ushtri robotësh. Ne mbështesin çdo vajzë për atë që është”, tha Turner.

Për t’u dhënë modeleve një pamje të vërtetë, Turner përdori shkumë për volum dhe një serum vajor te flokët e lagur, para se t’i thante.

 

“Nuk po përdorim ndonjë furçë, po i lëvizim flokët me duar për të ndihmuar që flokët të duken disi të ndara, gjë që thekson pamjen natyrore që duam të arrijmë”, shtoi ai.