“DEGRADIM I KOMBIT”/ Vladimir Putin del kundra muzikës hip hop – AlpeGossip
“DEGRADIM I KOMBIT”/ Vladimir Putin del kundra muzikës hip hop

“DEGRADIM I KOMBIT”/ Vladimir Putin del kundra muzikës hip hop

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nuk është një fans i muzikës Hip hop pasi thotë që kjo lloj muzike bazohet në 3 shtylla kryesore: seks, drogë dhe protestë.

Sipas tij kjo çon në “degradimin e kombit”.

Deklarata e tij është bërë në takimin e Këshillit Presidencial në Shën Petersburg dhe menjëherë pas arrestimit të një prej reperave të njohur. Putin është shprehur se ky zhaner muzikorë nuk mund të ndalet, por mund të monitorohet.