JU PËLQEN STILI I LORI HOXHËS? Tashmë ju mund të blini rroba sportive në linjën që mban emrin e saj – AlpeGossip
JU PËLQEN STILI I LORI HOXHËS? Tashmë ju mund të blini rroba sportive në linjën që mban emrin e saj

JU PËLQEN STILI I LORI HOXHËS? Tashmë ju mund të blini rroba sportive në linjën që mban emrin e saj

Me një video në llogarinë e saj, trashëgimtarja e ‘Top Channel’, Lori Hoxha ka treguar se në bashkëpunim me markën e parë shqiptare të veshjeve sportive, “Cohl’s” se ka realizuar linjën e parë të veshjeve sportive që do të mbajnë emrin e saj.

“Shumë e entuziasmuar që më në fund po flas për këtë. Lori Hoxha për Cohls Sports Wear. Ky projekt erdhi në jetën time kur isha shumë rehat dhe duhet të kisha një shtytje. Unë bashkëpunova me Cohls Sports Wear sepse ata janë një kompani e suksesshme dhe besuan tek unë”, ka shkruar Hoxha krah videos ku duket se ka prezantuar disa nga veshjet sportive në shumëllojshmëri ngjyrash që kryesisht anojnë nga ato të tokës.

Lori ka shtuar se gjatë javës do të nxjerrë modelet e reja duke shpresuar se ka krijuar diçka fantastike për ndjekësit e saj