NGA KËNGËTARËT TEK FUTBOLLISTËT/ 10 herët që VIP-at me famë botërore u çmendën pas shqiptareve (FOTO) – AlpeGossip
NGA KËNGËTARËT TEK FUTBOLLISTËT/ 10 herët që VIP-at me famë botërore u çmendën pas shqiptareve (FOTO)

NGA KËNGËTARËT TEK FUTBOLLISTËT/ 10 herët që VIP-at me famë botërore u çmendën pas shqiptareve (FOTO)

Këngëtaret dhe moderatoret bukuroshe shqiptare kanë tërhequr shpesh vëmendjen e VIP-ave të huaj me famë botërore. Ato kanë rënë në sy, me një foto apo video të publikuar në Instagram. Ne të “Xing.al” po iu sjellim një listë të këtyre rasteve:

1.Vinicius Jr-Tayna

Në fund të vitit që lamë pas, futbollisti Vinicius Jr ishte në qendër të vëmendjes për shkak të komenteve dhe mesazheve që i dërgonte reperes shqiptare, Taynës. Fillimisht, ai publikoi një video duke dëgjuar këngën e saj, më pas filloi ta ndiqte në Instagram dhe i kërkoi të mbante një shfaqje në Brazil.

2.Vinicius Jr-Gea Braha

Futbollisti i Real Madritit ka lënë të kuptohet se i ka fiksim shqiptaret. Pas Taynës, ai i shkroi moderatores së sportit, Gea Brahës. Me anë të një postimi në Instastory, Gea tregoi se ai i kishte dërguar një foto, të cilën ajo as nuk kishte tentuar ta hapte.
“Nuk ta var jo, kot e ke”, shkroi moderatorja krahas postimit.

3.Tyga-Rina

Pak kohë më parë, Rina Balaj tërhoqi vëmendjen e reperit me famë botërore, Tygës. Ajo publikoi një foto ku shfaqej e kuruar deri në detaje dhe reperi nuk i rezistoi dot.

Ai ia dërgoi foton me mesazh privat, shoqëruar nga disa emoji zjarri. Këtij ngacmimi, Rina i ktheu një përgjigje epike. “I dashuri im është shqiptar…”, i shkroi ajo, duke i dërguar një video të Sin Boyt, i cili shfaqej duke hapur një gropë.

4.Dj Snake- Marina Vjollca

Para pak ditësh, moderatorja Marina Vjollca publikoi në rrjete sociale dy foto ku shfaqej shumë sensuale. Ajo tërhoqi vëmendjen e artistit me famë botërore, Dj Snake. Ai i komentoi një emoji, si për t’i thënë “Ke qëlluar në shenjë”.

Marina nuk i ktheu një përgjigje, mirëpo Dj Snake nuk e la me aq. Artisti i komentoi sërish në një video, këtë herë një yll.

5.Dj Snake-Lei Kraja

Pas Marinës, artistit Dj Snake i ra në sy Lei Kraja. Ai i komentoi moderatores të njëjtin emoji “Ke qëlluar në shenjë”.

6.Eva Murati-Can Yaman

Ndonëse ishte moderatorja Eva Murati ajo e cila i komentoi e para, Can Yaman nuk ia kurseu një përgjigje, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Ai i dërgoi moderatores shqiptare emojin e një ylli. Nuk dihet ende nëse dyshja njihen, pasi Eva është shprehur se preferon ta mbajë sekret këtë pjesë.

7.Tyga-Armela Hyseni

Përpos Rinës, reperi me famë botërore Tyga ka shfaqur interes dhe për modelen Armela Hyseni. Pak kohë më parë, bukuroshja tregoi se ai nuk lë story në Instagram pa i vëzhguar.

8.Will Smith-Era Istrefi

Këngëtarja Era Istrefi, së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam dhuruan një performancë magjike në finalen e “Kupës së Botës” në vitin që lamë pas. Pas përfundimit të Botërorit, aktori dhe këngëtari i famshëm amerikan, Will Smith i dedikoi disa fjalë Erës.

Krahas një fotoje të publikuar në Instagram, ai shkroi: “Era Istrefi, ti je një shpirt i bukur dhe delikat. Të çmoj! Vazhdo të buzëqeshësh!”

9.Agit Kabayel- Enca

Këngëtarja Enca Haxhia tërhoqi vëmendjen e kampionit të boksit në Europë, gjermani Agit Kabayel, me anë të një fotoje të publikuar në Instagram. Ajo shfaqej shumë seksi, e veshur me bikini.

Kampioni gjerman i shkroi në shqip Encës në komente: “Oh shqiptar!” Komenti i tij u vu re nga këngëtarja, e cila iu përgjigj: “Shqipe a je mirë”.

10.Jason Derulo- Morena Taraku

Këngëtari me famë botërore, Jason Derulo i ka komentuar shpesh këngëtares shqiptare Morena Tarakut. Në një video të publikuar në Instagram, ai i komentoi disa emoji të zjarrit, ndërsa në një foto i komentoi një yll.