PRANUAN ORIENTIMIN SEKSUAL/ Meshkujt VIP që lanë gratë për burrat: Nga Ricky Martini tek…(FOTO) – AlpeGossip
PRANUAN ORIENTIMIN SEKSUAL/ Meshkujt VIP që lanë gratë për burrat: Nga Ricky Martini tek…(FOTO)

PRANUAN ORIENTIMIN SEKSUAL/ Meshkujt VIP që lanë gratë për burrat: Nga Ricky Martini tek…(FOTO)

Ata janë disa nga personazhet më të njohur të ekranit por para se të pranonin dhe të tregonin hapur orientimin e tyre seksual kanë qënë të lidhur me gra.Po ju tregojnë disa nga vipat që kanë lënë gratë e tyre për t’u martuar me burra.

Të gjithë e kujtojnë vitin 2010 kur Ricky Martin bëri deklaratën që theu zemrën e shumë vajzave. Pas shumë vitesh pasigurie më në fund këngëtari e pranoi orientimin e tij seksual duke thënë se është i lumtur dhe se nuk do bënte asgjë për ta ndryshuar këtë. Sot ai është i fejuar me partnerin Jwan Yosef me te cilin ka një histori dashurie dy vjeçare.

 

Elton John foli për herë të parë për biseksualitetin e tij në vitin 1976. Vite më vonë këngëtari vazhdonte që të mohonte veten për atë që ishte. Edhe pse ka qënë I martuar me Renate Blauel për 4 vite ata u ndanë dhe tashmë John është i martuar me David Furnish.

 

Këngëtari australian, Peter Allen, ka qenë i martuar me Liza Minnelli-n. Pas 7 vitesh martesë çifti u nda pasi Liza mori vesh që ai e tradhëtonte me një mashkull. Vetëm pak kohë pas divorcit Peter u martua me Gregory Connell.

 

Jonathan Plummer ka qenë i martuar me novelisten Terry McMillan prej vitit 1998 deri në vitin 2005, kur zbuloi që ai ishte gay. Terry e paditi për shkaktim stresi emocional, duke marrë si dëmshpërblim 40 milionë dollarë.

 

Colton Haynes ka qënë në një lidhje me aktoren Emily Bett Rickards ndërkohë që ishin duke xhiruar serialin Arroë e më pas Haynes e pranoi para të gjithëve orientimin e tij seksual dhe u martua me Jeff Leatham me të cilin u nda pas 6 muajsh martesë.