MEZI E PRISNIM/ Adrola dhe Capital T filmohen në momente romantike si në filma (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
MEZI E PRISNIM/ Adrola dhe Capital T filmohen në momente romantike si në filma (FOTO+VIDEO)

MEZI E PRISNIM/ Adrola dhe Capital T filmohen në momente romantike si në filma (FOTO+VIDEO)

Para disa ditësh, në rrjet qarkulluan lajme se reperi Capital T dhe modelja Adrola Dushi janë në një lidhje. Capitali publikoi një foto pranë modeles në Instagram, duke e shoqëruar me një zemër dhe kjo nxiti aludime të shumta.

Vetëm para pak minutash, reperi ka publikuar këngën e tij të re, të titulluar “C’est la vie”. Kënga i dedikohet dashurisë dhe videoklipi ngjan me një film të shkurtër me skena romantike. Modelja në klipin e Capitalit është pikërisht Adrola Dushi.

Ndoshta ky bashkëpunim i tyre është e vërteta që fshihet pas fotos së dyshes. Megjithatë ende nuk dihet nëse mund të ketë diçka mes tyre.