ISHTE VESHUR SI SIRENË/ Këngëtarja e famshme rrëzohet në skenë, momenti bëhet viral në rrjet – AlpeGossip
ISHTE VESHUR SI SIRENË/ Këngëtarja e famshme rrëzohet në skenë, momenti bëhet viral në rrjet

ISHTE VESHUR SI SIRENË/ Këngëtarja e famshme rrëzohet në skenë, momenti bëhet viral në rrjet

Katy Perry u përball me një situatë të pakëndshme në “American Idol” pasi doli në skenë e veshur si një sirenë. Gjyqtarët Luke Bryan dhe Lionel Richie nuk mund të ndalonin së qeshuri kur këngëtarja u rrëzua nga karrigia e saj pasi ishte veshur si Ariel nga “The Little Mermaid”.

‘A je mirë? A jeni mirë?’, pyeti Ryan, ndërsa Katy u përgjigj “po”. Megjithatë, ky moment i pakëndshëm për këngëtaren ka kaluar me shaka ndërsa është bërë viral në rrjet. Një komentues shkruante se organizatorët nuk duhej t’i kishin dhënë një karrige me rrota.

Zbritja: Katy ra nga karrigia e saj me rrota në fillim të episodit dy-orësh

Kujtojmë që disa javë më parë, Katy u përball me një tjetër incident në American Idol. Teksa po interpretonte këngën e saj hit “Teenage Dream”, Perry u përkul dhe grisi pjesën e pasme të pantallonave të saj të kuqe prej lëkure.