IRONIZOI TAYNËN PËR BAMIRËSINË/ Fifi i kthehet Olti Currit: Çoje një… – AlpeGossip
IRONIZOI TAYNËN PËR BAMIRËSINË/ Fifi i kthehet Olti Currit: Çoje një…

IRONIZOI TAYNËN PËR BAMIRËSINË/ Fifi i kthehet Olti Currit: Çoje një…

Ditën e djeshme, gazetari Olti Curri ironizoi reperen Tayna në profilin e tij në Instagram, pas bamirësisë që ajo kishte bërë për disa persona në nevojë.

“O Tayna na i solle zorret ne fyt që publikon këto ‘bamirësitë’…Për 50 euro pazar shkon bën story tjetra, kujton që do i japin titullin shenjtore Nënë Tayna”, shkruante Olti në postimin e tij.

Pas Oltit, edhe Fifi e ka dhënë publikisht mendimin e saj për gjestin e Taynës, duke e mbështetur reperen për bamirësinë që ka bërë dhe i është kundërpëgjigjur gazetarit:

“Desha s’desha unë, kjo vajza është influencuese. 10 veta më shumë me dalë sikur kjo, bota bëhet më e mirë. Pastaj a ka harxhuar 50 euro, a thjesht 5 euro, kjo ka bërë diçka biles ti rrin e flet… çoje një “dost”- shkruan Fifi për Oltin.