NJË TJETËR AKUZË PËR KATY PERRY-N/ Tina Kandelaki rrëfen se këngëtarja e ka abuzuar seksualisht – AlpeGossip
NJË TJETËR AKUZË PËR KATY PERRY-N/ Tina Kandelaki rrëfen se këngëtarja e ka abuzuar seksualisht

NJË TJETËR AKUZË PËR KATY PERRY-N/ Tina Kandelaki rrëfen se këngëtarja e ka abuzuar seksualisht

Katy Perry akuzohet sërish për ngacmim seksual, kësaj here nga moderatorja ruse Tina Kandelaki, e cila thotë se këngëtarja iu afrua në një event dhe tentoi ta puthte pa miratimin e saj.

Kandelaki u prononcua për median ruse StarHit dhe tha se Katy iu afrua, por ajo e refuzoi.

“Një herë, isha e ftuar në një festë private së bashku me Katy Perry-n. Ajo, goxha e pirë, më zgjodhi mua si objekt të manifestimit të pasionin të saj,” rrëfen Kandelaki. “Unë e kundërshtova, me forcë do të shtoja dhe Katy gjeti një viktimë tjetër për të puthur, përqafuar dhe kërcyer.”

TINA KANDELAKI

Moderatorja ruse vijon me: “Mesa di unë, s’pati viktima rastësore në festë, por s’do të habitesha nëse fansat e pranishëm do të zhgënjeheshin krejt papritur nga kujtimi i asaj nate, fshehur në brendësi të vetes.”

Kjo akuzë pason atë të modelit Josh Kloss, i cili e akuzoi Katy-n se i kishte ulur pantallonat dhe mbathjet në publik.

Në një seri postimesh në Instagram, Kloss tregon historinë e tij me këngëtaren dhe thotë: “U takova me Katy dy herë pasi u nda nga Russel [sic]. Një nga herët, mora një shok me vete që donte shumë ta takonte. Ishim në festën e ditëlindjes së Johnny Wujek. Kur e pashë, u përqafuam dhe kuptova se kisha ende pëlqim për të. Në momentin që u ktheva të prezantoja shokun tim, Katy më uli tutat dhe mbathjet që t’i tregonte penisin tim shoqërisë së saj dhe turmës rreth e rrotull. E merrni dot me mend sa i turpëruar dhe patetik jam ndjerë në atë moment?”

Kloss shton se nuk tha gjë asokohe sepse donte të vijonte të punonte me Katy-n dhe i duheshin paratë. Gjithashtu, ai thotë se është urdhëruar nga përfaqësuesit e këngëtares të mos diskutojë publikisht asgjë në lidhje me Katy-n. “Dy intervistave iu përgjigjën ata sikur të ishin unë dhe redaktuan shumicën e përgjigjeve,” shton ai.

Në dy postime të tjera në Instagram, Kloss thotë se e ndau me botën historinë e tij për të demonstruar se njerëzit e pushtetshëm mund të jenë abuzivë përtej gjinisë. “Gëzuar përvjetorin një prej punëve më konfuzuese, abuzive dhe përulëse që kam bërë ndonjëherë,” shkruan Kloss.