NUK E PRISNIM/ Tayna kopjon “fije për pe” videoklipin e këngëtarit të njohur (VIDEO) – AlpeGossip
NUK E PRISNIM/ Tayna kopjon “fije për pe” videoklipin e këngëtarit të njohur (VIDEO)

NUK E PRISNIM/ Tayna kopjon “fije për pe” videoklipin e këngëtarit të njohur (VIDEO)

Tayna ka publikuar së fundmi videoklipin e radhës që mban emrin ‘Pow Pow’. Siç është parë edhe më herët, suksesi për reperen është i menjëhershëm, pasi kënga ka arritur shumë shpejt të kapë 2 milionë  klikime. Por detajin që me siguri nuk e keni vënë re e ka zbuluar ‘Gazeta Express’. Sipas tyre klipi i kësaj kënge është kopjuar nga një artist afrikan, që mban emrin Lava Lava. Nëse do ta klikonit do të vinit re ngjashmërinë e jashtëzakonshme mes kilpeve.

 

‘Go Gaga’ është publikuar në 6 tetor të këtij viti, ndërsa kënga e Taynës në 17 nëntor. Kjo nuk është hera e parë që Tayna akuzohet për kopjim. Kur u publikua kënga ‘Shqipe’, reperja u kryqëzua nga fansat për ngjashmërinë që kishte klipi me reklamën e Teyana Taylor për revistën ‘Vogue’./revistawho.com