STIL DHE REHATI/ Dukesha Kate na tregoi se si të shkëlqejmë në dimër – AlpeGossip
STIL DHE REHATI/ Dukesha Kate na tregoi se si të shkëlqejmë në dimër

STIL DHE REHATI/ Dukesha Kate na tregoi se si të shkëlqejmë në dimër

Kate Middleton mund të jetë një frymëzim i mirë për të ditët e ftohta të dimrit, kur thjesht nuk dini se çfarë të vishni për eventet festive. Një fustan me mëngë dhe pak shkëlqim duket një zgjedhje që nuk sakrifikon as rehatinë as stilin.

Dukesha e Cambridge-it ishte e pranishme në pritjen që organizoi Buckingham Palace në lidhje me Samitin e Investimeve Mbretëri e Bashkuar-Afrikë. Middleton zgjodhi një markë britanike në zhvillim e sipër, Needle & Thread.

Fustani “Aurora” kushton 500 dollarë dhe është i punuar me qëndisje dhe temina të vogla. Krahët zbulohen këndshëm përmes tylit. Dukesha e kompletoi veshjen me një palë stiletto Gianvito Rossi.