DASHURI DHE NDARJE/ Çiftet më të përfolura që bëjnë “lëmsh” showbiz-in shqiptar (FOTOT) – AlpeGossip
DASHURI DHE NDARJE/ Çiftet më të përfolura që bëjnë “lëmsh”  showbiz-in shqiptar (FOTOT)

DASHURI DHE NDARJE/ Çiftet më të përfolura që bëjnë “lëmsh” showbiz-in shqiptar (FOTOT)

Janë ndër çiftet më të përfolura dhe më të dashura të showbizit shqiptar. Lidhen, ndahen, pajtohen, dashurohen, martohen dhe ndonjëhere edhe divorcohen.

Në kohe karantine si kjo ku ndodhemi, lajmet për ta shpesh “vlojnë” edhe rrjetin.

AlpeGossip ju sjell disa prej këtyre çifteve që kane bere jo pak herë “lëmsh” showbizz-in shqiptar.

Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku janë një nga çiftet më të përfolur kohët e fundit. Rudina u nda nga ish-bashkëshorti i saj dhe u lidh me ish-deputetin Mark Frokun.  Të dy jetojnë sëbashku në shtëpi në këtë kohë karantine dhe po kalojnë çaste romantike me njëri-tjetrin, nga  gatimet deri tek daljet sëbashku. Çifti duket shumë i dashuruar me njëri tjetrin.

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj jane gjithashtu një nga çiftet më të përfolura. Dolën fjalë në rrjet por edhe çifti e pranoi vet që u ndanë. Çifti nuk shoqëroheshe më me njëri-tjetrin që nga fundi i vitit 2019. Vendimin për shkëputjen e marrëdhënies e ka marrë këngëtarja, ndërkohë që pas kësaj, Romeo fshiu foton e tyre nga profili në “Instagram”. Tani në rrjet qarkullojnë fjalët që çiti është pajtuar dhe janë bashke.

Klea Huta dhe Elgid Doda një çift i sapomartuar kohët e fundit në fshetësi, janë çifti më i folur i showbizit pasi të dy do behen prindër për herë të parë.

Arbana Osmani po përjeton një histori të re dashurie me regjisorin e emisionit të saj, “Dua të të bëj të lumtur”, Eduart Grishaj. Çifti kalon momente romantike sëbashku nga pirja e një gote vere deri tek udhetimet. Të dy i shohim kudo bashkë të pandarë nga njëri-tjetri.

Ledri Vula dhe bukuroshja Sara Hoxha janë prej kohësh në një lidhje, por asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar publikisht këtë fakt. Edhe pse ata janë shpesh pjesë e mediave rozë, çifti ka zgjedhur të heshtë rreth kësaj çështjeje. Mirëpo, në botën e showbiz-it sekretet nuk mund të mbahen për shumë gjatë. Kanë qarkulluar foto dhe video të Ledrit dhe Sarës, ku duken gjithmonë shumë të dashuruar.

Mozzik dhe Loredana, janë një ndër çiftet më të përfolur në showbiz-in shqiptar. Pak kohë më parë, ata vendosën t´i jepnin fund martesës së tyre, nga e cila kanë edhe një vajzë, Hana.

Prej kohësh përflitet për një lidhje mes modeles shqiptare dhe futbollistit me origjinë nga Kosova, Eros Grezda. Ata kanë preferuar ta mbajnë sa më të fshehtë idhjen e tyre, por zbuluar i nxorri një foto e shkrepur nga pushimet e përbashkëta në Meksikë.Eros Grezda dhe Oriola Marashi janë bashkë, dhe këtë e vërtetojnë fotot në rrjete sociale.

AlpeGossip.al