MUND T’I REALIZONI VETË NË SHTËPI/ Ja 5 mënyra për ti mbajtur këpucët gjithmonë të reja – AlpeGossip
MUND T’I REALIZONI VETË NË SHTËPI/ Ja 5 mënyra për ti mbajtur këpucët gjithmonë të reja

MUND T’I REALIZONI VETË NË SHTËPI/ Ja 5 mënyra për ti mbajtur këpucët gjithmonë të reja

Këpucët do të dukeshin më të reja nëse ato nuk do të kishin njolla, gërvishtje, shenja në to. Këpucët e lëkurës, lustrafinit, kamoshit, atletet ja disa mënyra si ti mbani ato të reja përgjithmonë.
1-Këpucët lëkurë origjinale pastrojini me balsamin e  flokëve. Nëse ato duken si të vjetra dhe shumë të përdorura merrni pak balsam apo krem flokësh dhe fërkoni këpucët e lëkurës. Balsami do të ndihmojë lëkurën të hidratohet njësoj si flokët tuaj.
2-Njollat dhe gërvishtjet e atleteve zhdukini me sfungjerin Magic Eraser. Ky sfungjer është magjik për sa i përket këtyre gërvishtjeve. Lageni fillimisht atë dhe më pas thjeshtë lëreni mbi njollë deri sa të zhduket si me magji. Ky sfungjer gjendet lehtësisht nëpër supermarkete.
3-Hiqni njollat nga këpucët e kamoshit me gomën e lapsit.

Me gomën e lapsit që përdorin fëmijë në shkollë filloni të fërkoni njollën deri sa të zhduket. Zgjidhni një gomë ngjyrë të bardhë ose rozë, pasi ato janë më të mira.

4-Gjallëro çizmet e gomës apo llastikut me vaj ulliri. Hidhni pak vaj ulliri në një leckë të pastër dhe filloni fërkoni butësisht çizmet e llastikut dhe më pas fshijeni atë me lëvizje rrethore. Tregoni kujdes se duhen vetëm një ose dy pika vaj jo më shumë.
5-Largoni shenjat dhe gërvishtjet nga këpucët e lustrafinit me vazelinë. Gërvishtjet janë të pashmangshme në këto lloj këpucësh sidomos kur janë ngjyrë e zezë apo ngjyrë mishi. Zgjidhja për këto shenja është vazelina. Me një leckë të pastër fërkoni shenjen me vazelinë deri sa ajo të zhduket. Kjo do ti bëjë këpucët e reja dhe plot shkëlqim.