ÇASTE TË SIKLETSHME/ Edhe “bisha” e Donald Trump-it… ndot (FOTO) – AlpeGossip
ÇASTE TË SIKLETSHME/ Edhe “bisha” e Donald Trump-it… ndot (FOTO)

ÇASTE TË SIKLETSHME/ Edhe “bisha” e Donald Trump-it… ndot (FOTO)

Çaste të sikletshme nga reja e tymit që dilte nga Cadillac One i blinduar, por pak ekologjik, i presidentit amerikan, Donald Trump në oborrin e Elizesë, madje duke ”errësuar” fytyrat e homologut francez, Emmanuel Macron dhe bashkëshortes Brigitte, raporton ata.

Pas drekës, Donald Trump dhe Melania u drejtuan për në makinën e tyre që ishte duke pritur në oborrin e presidencës me motor të ndezur.

Ajri i ndotur nga tymi ishte bërë pothuajse i padurueshëm edhe pse situata provokoi buzëqeshjen e të pranishmëve.

Në Twitter fotografët kanë ironizuar me fjali si “Trump nuk e di çmimin e benzinës në Francë”, një subjekt që ka ngjallur në ditët e fundit një valë pakënaqësisë kundër qeverisë.

Cadillac-u presidencial i blinduar vjen posaçërisht nga Uashingtoni, peshon nëntë tonë dhe kushton 1,5 milion dollarë.

Ndër opsionet që gjenden brenda, ka edhe një frigorifer, që ka edhe qese me gjak, për një transfuzion të mundshëm urgjent ndaj presidentit në rast nevoje.