Zaimina Vasjari zbulon prapaskenat e “Miss Shqipëria 2002”: “Nuk kam qenë e pjekur, por…”(VIDEO) – AlpeGossip
Zaimina Vasjari zbulon prapaskenat e “Miss Shqipëria 2002”: “Nuk kam qenë e pjekur, por…”(VIDEO)

Zaimina Vasjari zbulon prapaskenat e “Miss Shqipëria 2002”: “Nuk kam qenë e pjekur, por…”(VIDEO)

Këngëtarja Zaimina Vasjari rreth 16 vite më parë rrëmbeu kurorën si vajza më e bukur shqiptare, “Miss Shqipëria 2002”. Pikërisht ky kompeticion e bëri edhe më të njohur Zaiminën mes artistëve shqiptarë.

Mbrëmjen e sotme pritet që të organizohet kompeticioni “Miss Shqipëria 2018”, i cili mbush plot 20- vite. Për të festuar këtë vit jubilar, mbrëmjen e djeshme është organizuar një natë paraprake “Miss Shqipëria 20 vjet”, ku janë ftuar miset shqiptare që kanë fituar ndër vite për të rrëfyer eksperiencat e tyre si pjesë e këtij kompeticioni. Një ndër to ka qenë edhe Zaimina Vasjari, e cila edhe sot e kësaj ditë ruan linjat perfekte të një miss-i.

 

Zamina tha se pavarësisht se “Miss Shqipëria” shikohej si një ndër kompeticionet më të rëndësishme, përsëri ai kishte shumë mangësi. Këngëtarja simpatike zbuloi se në atë kohë vajzat konkurruese nuk kishin parukier personal, po rregulloheshin me sa mundësi të kishin.

“Në atë kohë nuk kam qenë e pjekur sa duhet për të kuptuar shumë gjëra, megjithatë mora eksperiencë të vlefshme. Edhe pse vetë jam e diplomuar për arkitekturë dhe për momentin punoj në biznesin e bashkëshortit tim, pasioni për ekranin qëndron akoma me mua”, tha Zaimina.

 

 

Sot këngëtarja simpatike është edhe nënë e një vajze bukuroshe dhe e pyetur nga prezantuesja Jonida Shehu, nëse do ta bënte Khloe-n pjesë të një kompeticioni bukurie, Zaimina u shpreh se nuk e dinte.

“Nuk e di, megjithatë ajo është e bukura e dheut”, u shpreh Zaimina.