Pak ditë para lindjes/ Ardiani dhe Xhensila në një FOTO, ja si duken ata – AlpeGossip
Pak ditë para lindjes/ Ardiani dhe Xhensila në një FOTO, ja si duken ata

Pak ditë para lindjes/ Ardiani dhe Xhensila në një FOTO, ja si duken ata

Xhensila Myrtezaj është këngëtarja më e dashur për publikun si atë të Kosovës, ashtu edhe të Shqipërisë.
Ajo është e njohur për këngët e saj të suksesshme si dhe për bukurinë dhe stilin e saj

Xhensila është shumë aktive në rrjetet sociale ku bën postime nga më të ndryshmet.
Ajo është shtatzënë e në prag të lindjes, por kjo nuk e ndali në realizimin e projekteve të reja, duke lansuar kështu bashkëpunimin me Ardian Bujupin “ÇIKA ÇIKA”, këngë kjo e cila po pëlqehet jashtë mase shumë.

E për të realizuar këtë projek nuk ishte edhe aq e thjeshtë sa duket në këta tre minuta të videoklipit, kjo për shkak se Xhensila ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë
Këtë ajo e ka treguar vet përmes një postimi në Instagram.

Kënaqësi për të punuar në këtë projekt duket të ketë qenë edhe për Ardian Bujupin, i cili vazhdimisht bën postime që lidhen me këtë projekt.
E së fundmi ai ka publikuar një foto me Xhensilën, e cila shihet e pagrimosur dhe është në prag të lindjes.
Edhe e tillë, Xhensila si gjithmonë po duket shumë simpatike.