“SOT 1 VIT DASMË”/ Luizi bën planet për pas BB VIP: Kiara do të veshë një fustan të gjatë me dekolte… – AlpeGossip
“SOT 1 VIT DASMË”/ Luizi bën planet për pas BB VIP: Kiara do të veshë një fustan të gjatë me dekolte…

“SOT 1 VIT DASMË”/ Luizi bën planet për pas BB VIP: Kiara do të veshë një fustan të gjatë me dekolte…

Bisedat e orëve të vona kanë nisur sërish me Luizin, Kiarën dhe Efin. Si gjithmonë këngëtari i njohur nuk ngurron të flasë për dashurinë që ka ndaj moderatores dhe planet jashtë “Big Brother VIP”.

Mbrëmë Ejlli ka folur në lidhje me dasmën e tyre dhe shprehet se do të bëhet sot 1 vit.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Sot 1 vit dasmë. Elona do ta lyej prapë. Elonës do i them ‘veç m’ja bëj sytë’, pjesën tjetër po deshe te Elona, po deshe e bëjmë diku tjetër. Sytë do i them Elonës do ja bësh ti.

Kiara: Se i kujtohet nata e parë

Luizi: Edhe sytë, edhe flokët i dua si natën e parë

Efi: Si i ke pasur natën e parë?

Kiara: Të drejta, të shtrira

Duke e komentuar me zë, Luizi foli për imagjinatën e tij, sa i përket ditës së dasmës. Ai tha se Kiarën e imagjinon me fustan të bardhë, me dekolte të hapur dhe me bisht mbrapa.

Sipas imagjinatës së tij, fustani i bardhë do të jetë aq i gjatë, sa do të mbërrijë derën e kishës, aty ku do marrin bekimin e priftit.

Nga ana tjetër, Kiara tha se veten e saj e imagjinon me një fustan saten, të ngjitur pas trupi dhe me flokë të kapura topuz.

Sa i përket pamjes së Luizit, ditën e dasmës, Kiara përmendi vetëm një papion me xixa.