“I KAM DHËNË 14 MUAJ”/ Rudina Dembacaj rrëfen se sa ka ndikuar ndërhyrja estetike në trup në rolin e saj si nënë (FOTO) – AlpeGossip
“I KAM DHËNË 14 MUAJ”/ Rudina Dembacaj rrëfen se sa ka ndikuar ndërhyrja estetike në trup në rolin e saj si nënë (FOTO)

“I KAM DHËNË 14 MUAJ”/ Rudina Dembacaj rrëfen se sa ka ndikuar ndërhyrja estetike në trup në rolin e saj si nënë (FOTO)

Rudina Dembacaj e ka pranuar edhe më herët se ka kryer një ndërhyrje estetike në trup. Bëhet fjalë për gjoksin, që Rudina ka shpjeguar se ka zgjedhur thjeshtë rimodelimin, pasi humbja e kilogramëve të tepërt kishte ndikuar pikërisht në këtë zonë të trupit. Nisur nga kjo, një nga përdoruesit në rrjet e ka pyetur Dembacaj se sa ka ndikuar kjo në kohën kur Viktoria ushqehej me gji.

Aktorja është shprehur se rimodelimi nuk ka ndikuar lidhur me këtë pjesë. “I kam dhënë 14 muaj”, është përgjigjur Dembacaj, duke treguar kështu se të paktën vitin e parë të jetës, vogëlushja Viki është ushqyer me gji. Për sa i përket ndërhyrjeve estetike në fytyrë, Rudina ka konfirmuar se për momentin, ajo preferon të qendrojë origjinale. /News31.al