E TMERRSHME/ Orangutangu përdoret si skllave seksuale për vite, pagesat për seks me të – AlpeGossip
E TMERRSHME/ Orangutangu përdoret si skllave seksuale për vite, pagesat për seks me të

E TMERRSHME/ Orangutangu përdoret si skllave seksuale për vite, pagesat për seks me të

Historia e tmerrshme e një orangutangu i përdorur për tregti seksuale në Indonezi, është publikuar nga konservatorët që e kanë shpëtuar.

Pony, një orangutang nga ishulli indonezian Borneu dhe specie e rrezikuar, u zbulua në shkurt të vitit 2003 në një fshat në Kareng Pangi, në qendër të Kalimantanit e lidhur me zinxhirë në një mur.

Ajo ishte shfrytëzuar pa mëshirë nga fermerët lokalë të vajit të palmave, të cilët paguanin 2 paund për të bërë seks me të.

Duke u marrë nga nëna e saj kur ajo ishte e vogël, “kapitenët” e trajtuan Ponyun jashtëzakonisht ashpër – duke e rruar atë çdo dy ditë dhe duke i hedhur parfum vazhdimisht.

Ajo ishte mësuar për të kryer veprime seksuale me kërkesë të klientëve të saj.

Lone Droscher-Nielson, i cili ishte pjesë e ekipit që shpëtoi Pony në vitin 2003, i tha “Sun”: “Kur gjeta se ajo ishte përdorur për prostitucion, u tmerrova. Ndoshta në naivitetin tim kurrë nuk e kisha menduar”.

Ndërsa Michelle Desilets, drejtoreshë e Fondacionit të mbijetesës së orangutangëve të Borneos, tha në vitin 2007: ‘Ata [punëtorët e fermave] vinin në veçanti për të.

“Mund të zgjidhni një njeri, nëse preferoni, por ishte një risi për shumë nga burrat që të kenë marrëdhënie seksuale me një orangutang”.

Sipas Michelle, pronarët e saj nuk shin të gatshëm ta linin Ponin kur ekipi fillimisht u përpoq ta shpëtojë.

“Ajo ishte duke u përdorur si skllave seksuale,” shtoi Michelle, “Ajo ishte ndoshta rreth gjashtë ose shtatë vjeç kur e shpëtuam, por ajo ishte mbajtur në robëri për një kohë të gjatë”.

Në fund u deshën 35 policë të armatosur me AK-47 dhe armatim tjetër që të merrnin kafshën.