Fundjava e 'çmendur' e Lorik Canës me Monikën, zbulohen 2 miqtë e tyre VIP! - AlpeGossip
Fundjava e ‘çmendur’ e Lorik Canës me Monikën, zbulohen 2 miqtë e tyre VIP!

Fundjava e ‘çmendur’ e Lorik Canës me Monikën, zbulohen 2 miqtë e tyre VIP!

Prej kohësh ish-kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, Lorik Cana, jeton në Tiranë, me bashkëshorten e tij italiane, Monikën, me të cilën ka edhe një djalë, Bojken.
Dhe ashtu si shumë të rinj të tjerë, Loriku dhe Monika kanë zgjedhur që fundjavën ta kalojnë duke u argëtuar mes muzikës. Express ka fotografuar ish-futbollistin në një nga clubet e njohura në zonën e ish-bllokut në kryeqytet. Cana është nën shoqërinë e bashkëshortes së tij dhe mes miqve të mirë…jo krejt të panjohur. Çifti ka shoqëri me një tjetër çift të njohur të showbizzit shqiptar. Julka Gramo dhe bashkëshorti i saj, Dj Andy Gramm, kanë qenë në të njëjtën tavolinë me Canën dhe Monikën, për të kaluar momente feste mbrëmjen e kësaj të shtune, që kaloi mes muzikës deri në orët e para të mëngjesit të së dielës. Ishte surprizë për Julkën kur teksa kërcente, në mesin e këngëve të vjetra që Dj i clubit po vendoste, u dëgjuar edhe hiti i saj i shumë viteve më parë “Kurrë mos thuaj jo”

Lorik Cana tashmë e ka lënë futbollin për shkak të disa problemeve kardiake që mund të përbënin edhe rrezik për jetën e tij.

Ai është njohur me Monikën në Romë, vetëm 2 muaj pas mbërritjes atje. Bashkëshortja e tij tashmë ka filluar të mësojë shqipen, ndërsa Loriku ka perfeksionuar italishten. Bekimi i tyre është djali, Bojkeni.