Mbajtja e një shkopi nga ana e Fifit prej më shumë se dy ditësh duket se nuk është pëlqyer aspak nga banorët e tjerë të “Big Brother VIP”. Madje mbrëmja e djeshme është mbyllur me një debat të ashpër mes Semit dhe Fifit pikërisht lidhur me këtë.
Fifi e mbante shkopin në simbol të faktit se do dënonte banorët nëse ata do të gabonin apo silleshin keq. Kjo gjë duket se e ka shqetësuar Semin e cila i kërkoi Fifit ta ndërpriste këtë veprim.
Nga ana tjetër Fifi e kundërshtoi me forcë këtë kërkesë, gjë e cila i hapi rrugë një konflikti mes tyre.
Semi duket se nuk e përballoi mirë këtë situatë dhe ‘’shpërtheu’’ menjëherë në lot duke thënë: Kjo nuk është normale, çfarë duhet të bëj që ata të kuptojnë që unë bëhem keq nga kjo gjë.
Donaldi u përpoq ta qetësonte gjatë këtij momenti të vështirë. Kujtojmë se para disa ditësh Semi pranoi publikisht se vuan nga ankthi.