LARGOHET PAS 5 VITESH NGA ”DANCE WITH ME”/ Ja kush do ta zëvendësojë Robert Aliaj – AlpeGossip
LARGOHET PAS 5 VITESH NGA ”DANCE WITH ME”/ Ja kush do ta zëvendësojë Robert Aliaj

LARGOHET PAS 5 VITESH NGA ”DANCE WITH ME”/ Ja kush do ta zëvendësojë Robert Aliaj

Pak para nisjes së spektaklit shumë të ndjekur të kërcimit “Dance with me 6”, u zbulua se Robert Aliaj nuk do të jetë më pjesë e jurisë këtë sezon.

Juria nuk do të mbetet me dy anëtarë, por Robertin do e zëvendësojë një tjetër personazh shumë i dashur për publikun. Burime për “Blitz.al” thonë se ai është Gentian Zenelaj të cilin e shihni çdo mbrëmje në “Stop”.

Genti ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen në jurinë e “Dance with me”, por nuk mbetet shumë kohë nga nisja e spektaklit.

Gjithashtu prej disa ditësh janë zbuluar edhe çiftet pjesëmarrëse që do të jenë: Eduard Ndocaj dhe Kejvina Kthella, Florian Agalliu dhe Era Rusi, Mateus Frroku me Eliona Pitarkan, Ermal Peçi me Eva Muratin dhe Valer Kolnikaj me Marsela Çibukajn.