“MEZI PO PRESIM”/ Gashi këndon shqip për herë të parë (FOTO) – AlpeGossip
“MEZI PO PRESIM”/ Gashi këndon shqip për herë të parë (FOTO)

“MEZI PO PRESIM”/ Gashi këndon shqip për herë të parë (FOTO)

Reperi i njohur me origjinë shqiptare, Gashi ka njoftuar më herët se do bashkëpunojë me Ledri Vulën. Ata janë miq të mirë dhe përtej muzikës, prandaj të qenurit bashkë në një projekt muzikor nuk ishte diçka e vështirë.

“That’s mine” është titulli i bashkëpunimit, ndërsa data e publikimit ende nuk dihet, por pritet të jetë e shpejtë. Gashi ka publikuar një video ku për herë të parë këndon shqip një pjesë të këngës në fjalë, gjë që kuptohet nga lëvizja e buzëve, por e ka fshirë më vonë. Megjithatë ajo ka arritur të ruhet nga fansat e tij. Kujtojmë se Gashi ka kënduar më herët me Adelina Ismailin, i vetmi bashkëpunim më një shqiptare.