E VETËIZOLUAR NË ITALI/ Klaudia Pepa tregon me kë do donte t’i kalonte ditët (FOTO) – AlpeGossip
E VETËIZOLUAR NË ITALI/ Klaudia Pepa tregon me kë do donte t’i kalonte ditët (FOTO)

E VETËIZOLUAR NË ITALI/ Klaudia Pepa tregon me kë do donte t’i kalonte ditët (FOTO)

Balerina e suksesshme shqiptare, shumë e famshme në Itali, Klaudia Pepa ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “E diela shqiptare”. Së bashku me Rozana Radin, Enkel Demin dhe Erion Isain, ata zhvilluan një lojë shumë argëtuese për publikun duke i bërë pyetje njëri-tjetrit.

Para se loja të fillonte, Arditi u ndal pak tek Klaudia duke rikujtuar që ai ka bashkëprezantuar me të. Klaudia tregoi se është vetëizoluar vetëm në shtëpinë e saj në Itali dhe tregoi se me kë do donte të ishte.

“Do doja t’i kaloja këto ditë me familjen që e kam larg. Do ishte gjëja më e mirë”, tha Klaudia.

“Po kë do doje të kishe aty afër?”, e pyeti Arditi balerinën.

“Njeriun e duhur”, u përgjigj Klaudia.