PLAS MES SHOKËSH/ Aktori i humorit flet për Ermal Mamaqin: Më vjedh batutat…(FOTO) – AlpeGossip
PLAS MES SHOKËSH/ Aktori i humorit flet për Ermal Mamaqin: Më vjedh batutat…(FOTO)

PLAS MES SHOKËSH/ Aktori i humorit flet për Ermal Mamaqin: Më vjedh batutat…(FOTO)

Ermal Mamaqi dhe Eglein Laknori janë miq prej vitesh. Edhe pse punojnë në programe të ndryshme humori ata sërish shkëmbejnë ide dhe batuta me njëri-tjetrin. Vetë Ermali shpërndan shpesh foto apo video të Egit në situata nga më komiket të mundshme. I ftuar së fundmi në emicionin “Rreze Dielli” Egi ka treguar për miqësinë disa-vjeçare që ekziston mes tyre. Jo vetëm kaq po në bisedë me dy moderatorët ai ka treguar se shpesh Ermali i vjedh batutat.

“Unë Ermalin e kam shok, e kam vëlla. Dhe nuk më vjen fare keq që më vjedh batutat. Madje ndonjëherë kënaqem se rrinë më mirë në gojën e tij. Ne kemi veçantitë tona. Ermali ka edhe më shumë vite në TV, është edhe këngëtar, DJ, normalisht do jetë më i kompletuar. Por ne shkojmë shumë mirë”, ka thënë aktori për Ermalin.

Mesa duket mes tyre nuk futet dot asgjë, nuk ka hatërmbetje edhe pse Ermali i vjedh batutat Egit