“VALLËZUAM NË SHI”/ Marsela dhe Vitmari rrëfejnë momentin magjik të puthjes së parë (FOTO) – AlpeGossip
“VALLËZUAM NË SHI”/ Marsela dhe Vitmari rrëfejnë momentin magjik të puthjes së parë (FOTO)

“VALLËZUAM NË SHI”/ Marsela dhe Vitmari rrëfejnë momentin magjik të puthjes së parë (FOTO)

Këtë të martë të ftuar në emisionin ‘Rudina’ ishin cifti i njohur i Showbiz-it, Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha. Ato të dy kanë rrëfyer më tepër për historinë e tyre të dashurisë, e cila ngjan me atë të filmave, me përjashtimin e vetëm që është e vërtetë.

 

 

“Ndonjëherë na marrin mësysh dhe zihemi. Vitmari është ai më i qëndrueshmi sepse ne vajzat na merr pak më shumë emotiviteti. Vitmari kapet tek thelbi, unë tek detajet. Thelbi është që ka ndjenja të sinqerta dhe të ndërthurura me pasionet që ne kemi që në vegjëli. Muzika është nga të parat, por jo vetëm, udhëtimet na pëlqejnë, edhe gatimi na pëlqen”, është shprehur Marsela.

Nga ana tjetër, Vitmari ka treguar se Marsela është kaosi nga krijohen gjërat e bukura, ndërsa ai është rregulli: “Mund të themi që Marsela është kaosi, unë jam rregulli, e çuditshmja. Marsela është kreativiteti, e cila me dy nota arrin të krijojë këngë. Kaosi që e karakterizon bën që të krijojë gjëra shumë të bukura”.

Dyshja kanë 1 vit dhe 8 muaj që janë në një lidhje dashurie. Fillimisht ata kanë qenë shokë por më vonë e kuptuan që ishin dy shpirtra të bërë për njëri-tjetrin. Një moment magjik mes tyre është momenti kur kanë shkëmbyer puthjen e parë, për të cilën kanë treguar plot emocion në studio.

“Ishte vonë, binte shi, po ktheheshim për në shtëpi, Vitmari vendosi një CD dhe më ftoi të vallëzonim. Situata ishte shumë sureale, sepse të vallëzosh nën shi, një djalë që të fton brenda në makinë të dalim jashtë dhe të vallëzojmë nën shi dhe aty ndodhi dhe puthja e magjishme. Ja ku jemi këtu, edhe me zënkat tona”, u shpreh Marsela.

Burimi: “Tvklan.al”