PAS DY VITESH LIDHJE/ Butrint Imeri bën deklaratën e papritur për Kiara Titon – AlpeGossip
PAS DY VITESH LIDHJE/ Butrint Imeri bën deklaratën e papritur për Kiara Titon

PAS DY VITESH LIDHJE/ Butrint Imeri bën deklaratën e papritur për Kiara Titon

Moderatorja e njohur Kiara Tito dhe këngëtari shumë i dashur për publikun Butrint Imeri per rreth dy vite janë përfolur për një lidhje mes tyre. Ato janë fotografuar shpesh së bashku mirëpo asnjëri nuk ka konfirmuar ndonjëherë diçka konkrete.

Fansat vazhdojnë të jenë shumë kuriozë për të ditur si qëndron raporti mes tyre. Së fundmi Butrinti ka realizuar një intervistë me ndjekësit në Instastory dhe pyetjet për Kiarën nuk kanë munguar.

“Thuaje sonte çfarë ke me Kiara Titon ose hesht përgjithmonë”- i ka shkruar një ndjekës. Këngëtari i ka kthyer përgjigje me anë të një videoje me zë dhe ka bëre deklaratën e papritur. “Kiara Titon e kam shoqen më të mirë nga Tirana”, është shprehur ai.