THA SE NUK DO BASHKËPUNONTE ME ENCËN/ Ja çfarë i thotë Don Phenom këngëtarit shqiptar – AlpeGossip
THA SE NUK DO BASHKËPUNONTE ME ENCËN/ Ja çfarë i thotë Don Phenom këngëtarit shqiptar

THA SE NUK DO BASHKËPUNONTE ME ENCËN/ Ja çfarë i thotë Don Phenom këngëtarit shqiptar

Enca njihet për projektet muzikore, të cilat i kthen shumë shpejt në hite që pushtojnë listat botërore.

Por jo çdo artist do të donte një bashkëpunim me të. I ftuar në “Shiko kush luan”, Dren Abazi u bë pjesë e lojës “Ndaje ose haje” ku duhet të përgjigjet për një pyetje ose të hajë ushqim të tmerrshëm.

Ndonëse ishte pyetje provokuese, këngëtari Dren Abazi ia doli që të përgjigjej duke refuzuar publikisht Encën.

I pyetur se me cilën këngëtare komerciale nuk do bashkëpunonte kurrë, ndonëse ka klikime dhe ndjekës të shumtë, Dreni tha emrin e Encës.

Përballë tij ishte Don Phenom, i cili ka shoqëri me këngëtaren dhe ka bashkëpunuar për projektin “Kujt po i han”. Përgjigja e tij ishte: “Nuk do kesh koncerte në Arabi ti vlla”, dhe çdo gjë u kalua me sportivitet.