Letër njerkës së vajzës time: Do të jem gjithmonë mirënjohëse – AlpeGossip
Letër njerkës së vajzës time: Do të jem gjithmonë mirënjohëse

Letër njerkës së vajzës time: Do të jem gjithmonë mirënjohëse

“Ti hyre në jetën e sime bije kur ajo ishte vetëm shtatë vjeç. Për herë të parë ne u njohëm të dyja në ditëlindjen e saj të tetë. Anglishtja nuk ishte gjuha jote e parë, ama buzëqeshja jote ishte universale. Ti e dije që vajzës time i pëlqente vizatimi, kështu që i dhurove lapsa dhe një libër. Të them të drejtën ky veprim i joti kaq mirë i menduar më preku.

 

Ti e pranove që nga fillimi që ime bijë ishte pjesë e marrëveshjes; lidhja jote me të atin e saj do të kishte gjithmonë në mes një të tretë. Të enjteve në darkë dhe çdo fundjavë ajo vinte tek ti. Qëndronte me ty për pushime. Ndonjëherë kur bënte gabime e qortoja dhe thërrisja të atin për ndihmë. Ti gjithmonë më ofroje mirësjelljen dhe empatinë tënde. Ti mund të mos e bëje këtë, por më ofroje gjithmonë ndihmën tënde.

Ti e more atë me vete në shtëpinë tënde në Poloni, ku familja jote e përqafonte si të ishte mbesa e tyre. Nëna jote nuk fliste fare anglisht, ama ime bijë dhe ajo ja dolën të komunikonin duke qeshur për të bërë së bashku në supë pule. Kur ti u martove me babain e vajzës time, ime bijë u ndje tejet e përfshirë. Ti i bleve një fustan të bukur dhe të dyja bashkë shkuat në sallon për të rregulluar flokët dhe për të bërë grim.

Arrite të merresh me një adoleshente me qetësi durim. Ti i mbajte limitet të paprekura edhe kur ajo i kalonte. Nuk duhet të ketë qenë e lehtë për ty, të menaxhosh një adoleshente që nuk është as vajza jote. E di që shpesh ajo ta soste durimin, sidomos kur përpiqej të vinte në diskutim autoritetin tënd. Ama ti përsëri ja dole të menaxhoje situatën.

Kur ti ngele shtatzënë, fillova të mendoja se pasi ti të lindje fëmijën tënd gjërat do të ndryshonin, ama ti e fove atë të shihte ekon dhe të zgjidhte emrat. Kur binjakët lindën, ime bijë ishte e para që u fut në dhomën e maternitetit për t’i parë.

Një herë më the se në Poloni, ekzistonte një frazë që kishte kuptimin “familje e bashkuar”. Ti the që ajo familje ishim ne.

Ajo është 18- vjeç tani. Kanë kaluar 10 vie që nga koha kur ti hyre në jetën e saj. E ke krijuar vendin tënd me qetësi dhe mirësjellje. Ti i ke falur asaj vëllezër, që ajo i adhuron, ndaj ke një vend në zemrën e saj. Ajo nuk kishte nevojë për një nënë tjetër; ti e dije këtë, ndaj krijove rolin tënd në jetën e saj. Për këtë do të jem gjithmonë mirënjohëse.”